Home Uncategorized Interi në krizë financiare, kërkon që futbollistët të heqin dorë nga paga...

Interi në krizë financiare, kërkon që futbollistët të heqin dorë nga paga për dy muaj

43
0

Sipas Sky Sport Italia, presidenti i Interit, Steven Zhang, ka kërkuar nga lojtarët që të heqin dorë nga paga e tyre për dy muaj, për ta ndihmuar klubin.

Sikur shumë prej klubeve evropiane, Interi po ballafaqohet me një krizë financiare për shkak të pandemisë COVID-19.

Zhang takoi lojtarët këtë mëngjes dhe u kërkoi të heqin dorë nga paga për dy muaj.

Secili lojtar do të vendos individualisht dhe do të takohen me drejtorët e klubit në ditët në vijim.

Sipas raporteve në Itali, futbollistët e Interit veçse kanë hequr dorë nga bonuset e titullit, pasi fituan Scudetton pas 11 viteve./Gazeta Sinjali Sporti/\

Futbollisti kosovar, Zymer Bytyqi ka zgjedhur përfundimisht që ta përfaqësojë Kosovën.

24-vjeçari ka treguar se ka vendosur qysh moti që të luajë për Kosovën, pasi për të i rrah zemra më së shumti.

“Së pari kam shumë respekt për Kombëtaret e interesuara për mua (Norvegjia dhe Shqipëria), por kam pasur kontakte me trajnerin Bernard Challandes dhe menaxherin Bajram Shala, ku kemi folur mirë dhe bisedat ishin shumë pozitive.

Për me vendos kam qenë i vendosur moti që dua të luaj për Kosovën pasi është vendi im dhe për Kosovën rreh më së shumti zemra. Në mars nuk ishte i grumbulluar, edhe pse tifozët të kanë kërkuar shumë, por a do ta shohin Zymerin të grumbulluar? Kismet po, do të jem në Kosovë”, tha Bytyqi për Telegrafin.

I lindur në Snt.Truden të Belgjikës, mesfushori 24-vjeçar ka luajtur me Kosovën edhe një miqësore përpara se të pranohej në FIFA dhe UEFA, ndërsa me të rinjtë ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave të Norvegjisë nga U-17 deri në atë U-21.

Aktualisht, Bytyqi është pjesë e Konyasporit në Turqi ku ka gjetur vend titullari dhe është duke bërë paraqitje pozitive./Gazeta Sinjali Sporti/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here