Home Uncategorized Aguero zyrtarizon kalimin tek Barcelona pas finales së Champions Leagues

Aguero zyrtarizon kalimin tek Barcelona pas finales së Champions Leagues

78
0

Sergio Aguero do t’i bashkohet Barcelonës në sezonin e ardhshëm, raporton TyC Sports.

Argjentinasi ka arritur marrëveshje me katalonasit, ndërsa zyrtarizimi do të bëhet pas finales së Ligës së Kampionëve, ku City takohet me Chelsean.

Sulmuesi e ka konfirmuar tash e një kohë se do të largohet nga “Etihad Stadium” në fund të sezonit.

Aguero iu bashkua Cityt në vitin 2011 nga Atletico Madridi duke u shndërruar në vazhdim në golashënuesin më të mirë të klubit kur e theu rekordin 78-vjeçar të Eric Brook në vitin 2017./Gazeta Sinjali Sporti/

Joachim Low do të largohet nga përfaqësuesja në përfundim të Euro 2020, ndërsa këtë e ka konfirmuar vet ai.

Vendin e tij te kombëtarja e pancerave do ta zërë trajneri aktual i Bayern Munichut, Hansi Flick, i cili e ka konfirmuar largimin nga “bavarezët” në fund të edicionit.

Ndërkohë, e ardhmja e Joachim Low pritet të jetë në Turqi.

Trajneri aktual i Gjermanisë kërkohet me ngulm nga Fenerbahce që për momentin po drejtohet nga Emre Belezoglu si trajner i përkohshëm që është gjithashtu edhe drejtori sportiv i klubit.

61-vjeçari është objektivi i madh i Fenerbahces për stolin dhe mundësitë që Low të transferohet në Stamboll janë të mëdha./Gazeta Sinjali Sporti/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here