Home Uncategorized 6 të arrestuar për fajde në aksionin e prokurorive të Pejës dhe...

6 të arrestuar për fajde në aksionin e prokurorive të Pejës dhe Gjakovës si dhe të Policisë

241
0





Gjashtë persona janë arrestuar nën dyshimin për fajde në një aksion të përbashkët të Prokurorisë së Pejës dhe asaj të Gjakovës si dhe të Policisë.

Aksioni është ndërmarrë pas një hetimi që ka zgjatur me muaj.Kështu ka njoftuar Prokuroria e Pejës përmes një komunikate.

“Pesë persona janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit në kompetencën territoriale të Prokurorisë Themelore të Pejës, ndërsa një (1) person i dyshuar është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit në kompetencën territoriale të Prokurorisë Themelore të Gjakovës”, thuhet në njoftim.

Gjatë fazës hetimore janë kontrolluar disa lokacione në Pejë, Deçan dhe Gjakovë, nga të cilat janë sekuestruar katër vetura, telefona, dokumente, armë, para dhe prova tjera, si dhe janë bllokuar disa xhirollogari bankare të të dyshuarave për shkak të veprës penale të lartcekur.

Arrestimet që kanë ndodhur në Pejë dhe Gjakovë janë vazhdimësi e një raportimi të KALLXO.com që ka ndodhur muaj më parë.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here