Home Uncategorized PSG publikon listën e 22 lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Club...

PSG publikon listën e 22 lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Club Brugge, rikthehen Messi e Neymar

28
0

Nesër përballen Club Brugge dhe PSG, në fazën e grupeve, e vlefshme për Champions League.

PSG është mysafire e Club Brugge nesër nga ora 21:00.

‘Parisienët’ hyjnë shumë të motivuar në këtë edicion të ri të Ligës së Kampionëve, pasi kanë bërë shumë përforcime dhe synojnë triumfin në fund.

Gjiganti francez tashmë ka publikuar listën e 22 futbollistëve të ftuar për ndeshjen e nesërme.

Në listë bëjnë pjesë Leo Messi, Neymar JR e Kylian Mbappe, ndërsa mungon i lënduari Sergio Ramos që ende nuk ka arritur të debutojë.

Kjo është lista e plotë e futbollistëve të ftuar nga Paris Saint-Germain.

Gjiganti italian ka filluar të mendojë sërish për përforcimin e ekipit.

Interi prej kohësh është vënë në kërkim të një mbrojtësi të majtë kualitativ.

Sipas ‘Calcio Mercato’, gjiganti italian ka identifikuar futbollistin e Atalantas, Robin Gosens si objektiv për verën e ardhshme.

‘Nerazzurët’ e shohin Gosensin si zëvendësues ideal të Ivan Perisic që vitin tjetër pritet të largohet si futbollistë i lirë.

27-vjeçari, ka kontratë me Atalantan deri në qershor të vititi 2023, por ai mund të negociojë në fund të sezonit një transferim te Interi.

Gjermani, shkëlqeu edicionin e kaluar me klubin nga Bergamo duke realizuar 12 gola e tetë asistime në 44 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat. /Gazeta Sinjali Sporti/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here