Home Uncategorized Dortmundi i fortë për Besiktasin, Haaland vazhdon të shënojë

Dortmundi i fortë për Besiktasin, Haaland vazhdon të shënojë

27
0

Borussia Dortmund starton edicionin e ri në Champions League me fitore, shkruan Sinjali Sport.

Gjermanët mposhtën si mysafir Besiktasin me rezultat të pastër 1-2.

Dy yjet e ekipit, Bellingham dhe Haaland realizuan golat për skuadrën e Roses.

Francisco Montero realizoi golin e nderit për vendasit.

Dortmundi bën pjesë në grupin C, ku ka edhe Ajaxin e Sporting Lisbonën kundërshtar.

Takimi tjetër që u luajt në orarin prej 18:45, ishte mes Sheriff Tiraspol dhe Shakhtar Donetsk.

Skuadra e Tiraspolit debutoi në Ligën e Kampionëve me fitore prej 2-0.

/Gazeta Sinjali Sporti/

Paris Saint-Germain ndeshjen hapëse në Ligën e Kampionëve e luan në udhëtim ndaj Clube Brugge, raporton Sinjali Sport.

Skuadra franceze është më e përforcuara në Evropë këtë sezon dhe është favoriti kryesor për ta fituar.

Sot për herë të parë nga fillimi luan Lionel Messi, që së bashku me Neymar dhe Mbappen e përbëjnë sulmin e Pochettinos.

Interesante në këtë takim është se gjyqtar anësor sot është Bekim Zogaj, i cili do ndajë drejtësinë në këtë ballafaqim.

11-et zyrtare për këtë sfidë janë publikuar dhe ato janë:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here