Home Uncategorized ZYRTARE: Donis Avdijaj i bashkohet klubit austriak

ZYRTARE: Donis Avdijaj i bashkohet klubit austriak

25
0

TSV Hartberg do të jetë klubi i tij i pestë për Donis Avdijaj, në dy vitet e fundit, raporton Gazeta Sinjali Sport.

Sulmuesi nga Kosova Avdijaj ka nënshkruar marrëveshje dyvjeçare si lojtar i ri me klubin nga Bundesliga e Austrisë.

Lajmi është bërë i ditur nga TSV Harberg në uebsajtin e klubit dhe nga vetë Avdijaj në rrjetet sociale.

Nga viti 2019 kur u lirua nga Willem II për t’iu bashkuar Trabzonsporit, Avdijaj ka shëtitur nga klubi në klub, duke mos kaluar as edhe një sezon te një klub, për shkak të sjelljes joprofesionale.

Avdijaj i ka gjashtë paraqitje për Kombëtaren e Kosovës, por nuk është ftuar më që prej vitit 2018./Gazeta Sinjali Sporti/Wolverhamptoni dhe

Manchester United po përballen në ndeshjen e fundit të xhiros së tretë në Premierligë.

Pjesa e parë në këtë ballafaqim është mbyllur pa gola, 0-0, transmeton Sinjali Sport.

Vendasit dominuan në 45 minutat e parë duke krijuar disa raste, derisa djajtë e kuq nuk luajtën ashtu siç është pritur.

Pjesa e dytë pritet të jetë më e zjarrtë duke i parë 45 minutat e parë që kishte mjaftë shumë rivalitet. /Gazeta Sinjali Sporti/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here