Home Uncategorized Tottenhami mposht Atleticon në garën për shërbimet e yllit të Atalantës

Tottenhami mposht Atleticon në garën për shërbimet e yllit të Atalantës

21
0

Atletico Madrid apo Tottenham? Dy klubet e njohura ndodheshin në garë për shërbimet e Pierlugi Gollini, portieri i Atalantës në Serie A.

26-vjeçari ka vendosur të provojë një aventurë larg Italisë, dhe e ardhmja e tij duket se është Premier League.

Gazetari italian, Fabrizio Romano shkruan se “gardiani” italian do të transferohet në ishull te Tottenham.

Drejtori i ri sportiv i Spurs, Fabio Paratici ka arritur akordin me Atalantën. Detajet e transferimit nuk bëhen të ditura, teksa zikaltrit kërkonin 17 milion euro për ta lënë të lirë Gollinin. /Gazeta Sinjali Sporti/

Chelsea është njëri nga klubet që është lidhur më së shumti me transferimin e Erling Haalandit këtë afat kalimtar, por ata duhet të lirojnë hapësirë dhe fonde nëse duan të bëjnë ofertën që do ta bindte sulmuesin e Borussia Dortmund.

Për këtë arsye, raportohet se londinezët po shqyrtojnë mundësinë e largimit nga klubi të Timo Wernerit, një vit pasi e morën nga Leipzigu për 53 milionë euro.

Ai pati 12 gola dhe 15 asistime përgjatë 52 ndeshjeve në sezonin 2020/21, me vetëm gjastë gola në 35 paraqitje në Premierligë, kështu që Chelsea është i gatshëm të ndajë rrugët me 25-vjeçarin, sipas Daily Mail.

Chelsea është i interesuar aq shumë të nënshkruajë me Haalandin saqë po ofrojnë Ëernerin te Dortmundi si shkëmbim, megjithatë ekipi gjerman e ka refuzuar këtë ide, sipas “Sky Sports Alemania”.

Sidoqoftë, Chelsea planifikon të kërkojë blerës për Wernerin. Nëse ai nuk largohet, nënshkrimi me Haalandin do të ishte i pamundur. /Gazeta Sinjali Sporti/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here