Home Uncategorized shton interesimin e Juventusit për futbollistin e PSG

shton interesimin e Juventusit për futbollistin e PSG

17
0

Juventusi është duke e menduar mundësinë për ta afruar mesfushorin e Paris Saint-Germain, Leandro Paredes, si zëvendësues të mundshëm të Arthur Melos, i cili do të mungojë gjatë si pasojë e një lëndimi.

Mesfushori brazilian Arthur do të mungojë së paku tre muaj, pasi u operua për ta shëruar një lëndim që e kishte pësuar në shkurt.

Sipas gazetës italiane “La Repubblica”, i kanë sytë në Paredesin për ta mbushur boshllëkun e lënë nga braziliani.

Juventusi i ka propozuar PSG-së marrëveshje huazimi me mundësi blerjeje në fund të sezonit.

27-vjeçari, i cili ka luajtur në Serie A në të kaluarën për klube si Chievo, Empoli dhe Roma, iu bashkua PSG-së më 2019 nga Zeniti dhe marrëveshja me klubin i mbaron në verën e vitit 2023.

Mediat italiane raportojnë se Juventusi është i interesuar për Paredesin, pavarësisht se a e afron Manuel Locatellin nga Sassuolo apo jo. /Gazeta Sinjali Sporti/

Andi Hoti ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me Interin.

Mbrojtësi kosovar ka nënshkruar me kampionët e Serie A deri në vitin 2024.

18-vjeçari luan në pozitën e mbrojtësit qendror dhe është pjesë e Interit qe dy vite.

Ai ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të skuadrës zikaltër.

Hoti është pjesë e Kombëtares së Kosovës U21. /Gazeta Sinjali Sporti/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here