Home Uncategorized Shkëlqen Milan në 45 minutat e parë ndaj Cagliarit, shënojnë katër gola

Shkëlqen Milan në 45 minutat e parë ndaj Cagliarit, shënojnë katër gola

16
0

Milan po shkëlqen në ndeshjen ndaj Cagliarit, shkruan Sinjali Sport.

Rossoneri ka mbyllur pjesën e parë me rezultat të thellë 4-1 ndaj Cagliarit.

Kuq e zinjtë duken në formë të mirë, ku Tonali e nisi në min e 12-të, derisa pas tre minutave Deiola barazoi gjithçka shifrat.

Më pas Diaz kaloi përsëri vendasit në epërsi në min e 17-të, kurse sulmuesi francez, Olivier Giroud, zgjeroi epërsinë me dy gola, njërin në min e 24-të, tjetrin në të 42-ën.

Skuadra e Piolit edhe javën e kaluar pati performancë të mirë, ku fitoi në udhëtim te Sampdoria. /Gazeta Sinjali Sporti/

Paris Saint-Germain luan në udhëtim ndaj Reimsit, ndeshje e vlefshme për xhiron e katërt në elitën e futbollit francez.

Parisienët kanë mbyllur pjesën e parë me epërsi minimale, 0-1.

Ylli i skuadrës, Kylian Mbappe, konkretizoi me kokë asistimin e Di Marias.

Mbappe kalon PSG në epërsi, derisa mendjen e ka në Madrid

Mbappe flitet se do t’i bashkohet Real Madridit në ditët e fundit të afatit kalimtar, mirëpo nuk po lejohet nga kryesia e klubit.

Leo Messi në tjetrën anë është në bankën rezervë, ku pritet në pjesë të dytë të debutojë. /Gazeta Sinjali Sporti/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here