Home Uncategorized Publikohen 12 basketbollistet e kombëtares së Kosovës për garën në Qipro

Publikohen 12 basketbollistet e kombëtares së Kosovës për garën në Qipro

28
0

Kosova A në konkurrencën e femrave për herë të parë do të marrë pjesë në një garë ndërkombëtare. Vashat e Kosovës do të jenë pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla në Qipro, nga 20 deri më 25 Korrik.

Vashat e Kosovës kanë arritur në Qipro, derisa të hënën do të zhvillojnë stërvitjen e parë. Nga 20 Qershori janë stërvitur në Prishtinë për të qenë sa më të gatshme për këtë garë të rëndësishme, transmeton lajmi.net.

Kosova është në grup me Qipron dhe Luksemburgun, ndërsa debutimin do të bëjnë ndaj Qipros, të martën nga ora 18:00.

Përzgjedhësi Fidan Shatri ka udhëtuar me këtë 12she drejt Qipros: Alex Tolefree, Arbnore Përquku si kapitene, Astera Tuhina, Aulona Muhadri, Diedona Halitaj, Enisa Kamerolli, Era Shatri, Irma Konjusha, Marigona Rushiti, Saranda Daci, Ulpiana Emra dhe Valbona Bytyqi. /Gazeta Sinjali Sporti/

Juventusi është duke e menduar mundësinë për ta afruar mesfushorin e Paris Saint-Germain, Leandro Paredes, si zëvendësues të mundshëm të Arthur Melos, i cili do të mungojë gjatë si pasojë e një lëndimi.

Mesfushori brazilian Arthur do të mungojë së paku tre muaj, pasi u operua për ta shëruar një lëndim që e kishte pësuar në shkurt.

Sipas gazetës italiane “La Repubblica”, i kanë sytë në Paredesin për ta mbushur boshllëkun e lënë nga braziliani.

Juventusi i ka propozuar PSG-së marrëveshje huazimi me mundësi blerjeje në fund të sezonit.

27-vjeçari, i cili ka luajtur në Serie A në të kaluarën për klube si Chievo, Empoli dhe Roma, iu bashkua PSG-së më 2019 nga Zeniti dhe marrëveshja me klubin i mbaron në verën e vitit 2023.

Mediat italiane raportojnë se Juventusi është i interesuar për Paredesin, pavarësisht se a e afron Manuel Locatellin nga Sassuolo apo jo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here