Home Uncategorized Napoli triumfon ndaj Genoas me vështirësi, nuk ka minuta për Rrahmanin

Napoli triumfon ndaj Genoas me vështirësi, nuk ka minuta për Rrahmanin

20
0

Napoli ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Genoa.

Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti triumfoi me rezultat të ngushtë 1 – 2.

Fabian Ruiz pas një asistimi të Politanos zhbllokoi rezultatin (39′), me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Genoa nuk u dorëzua dhe gjeti golin përmes Cambiaso (69′).

Mirëpo, gjashtë minuta pa përfunduar koha e rregullt, i inkuadruari Petagna doli në skenë dhe shënoi golin e fitores (84′).

Ylli i Kosovës, Amir Rrahmani në këtë takim qëndroi gjatë tërë ndeshjes në stol dhe ende nuk ka debutuar këtë edicion në Seria A.

Me këtë fitore, Napoli renditët në pozitën e tretë me gjashtë pikë, derisa Genoa në pozitën e 19-të pa pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/

AC Milan është nikoqir i Cagliarit, sfidë e vlefshme për xhiron e dytë në Seria A.

“Rossonerët” duan vetëm pikët e plota që të vazhdojnë të garojnë për kreun e tabelës qysh nga fillimi.

Ndërsa, Cagliari në takimin e parë barazoi me Spezia dhe do mundohet t’i arkëtojë pikët e plota.

Formacionet zyrtare:

Milan: Maginan, Calabria, Kjaer, Tomori, Hernandez, Tonali, Kunic, Saelemaekers, Diaz, Leoa, Giroud.

CAGLIARI: Radunović; Ceppitelli, Godín, Carboni; Nández, Marin, Strootman, Deiola, Dalbert; João Pedro, Pavoletti.

Ndeshja fillon në ora 20:45 në arenë madhështore të “San Siros”. /Gazeta Sinjali Sporti/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here