Home Uncategorized Lukaku prezantohet në Stamford Bridge me numrin 9

Lukaku prezantohet në Stamford Bridge me numrin 9

17
0

Blerja më e re e Chelseat Romelu Lukaku ka konfirmuar se do ta bart fanellën me numrin 9 në Chelsea pas largimit të Tommy Abraham drejt Romës.

Fillimisht sulmuesi belg mori fanellën me numrin 18 me rastin e rikthimit të tij në “Stamford Bridge” nga Interi por që e ka ndryshuar tani pasi numri 9 u lirua pas transferimit të Abraham te Roma.

28-vjeçari mund të bëjë debutimin e tij të dielën me Chelsean në sfidën kundër Arsenalit pasi tashmë është stërvitur rregullisht me skuadrën e re nën urdhrat e trajneri Thomas Tuchel.

“A mund ta zbuloj? Po, unë e kam numrin 9. Jam shumë i lumtur me këtë fakt.”, tha Lukaku në një konferencë për media. /Gazeta Sinjali Sporti/

Juan Jesus është zyrtarisht lojtar i Napolit. Mbrojtësi brazilian një ditë më parë kaloi vizitat mjekësore, ndërsa sot ka nënshkruar.

30-vjeçari ka nënshkruar deri në qershor 2022, ndërkohë që në kontratë ka edhe një klauzolë për zgjatjen e bashkëpunimit edhe për një sezon.

Juan Jesus për herë të parë në Evropë ka luajtur me Interin, për të kaluar më pas te Roma ku edhe Napoli e mori së fundmi. /Gazeta Sinjali Sporti/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here