Home Uncategorized Kimmich i qëndron besnik Bayernit, pritet zgjasë kontratën

Kimmich i qëndron besnik Bayernit, pritet zgjasë kontratën

18
0

Joshua Kimmich, nuk dëshiron ekip tjetër, i qëndron besnik Bayern Munich.

Edhe pse shumë lojtarë janë duke menduar largimin, mesfushori i cili luan edhe si mbrojtës i djathtë, ka pranuar ofertën e bavarezëve.

Ai do të rinovojë kontratën dhe në aspektin financiar klubi gjerman e ka vlerësuar Kimmich.

Sipas asaj që shkruan “Bild”, mesfushori do të nënshkruajë deri në vitin 2026 dhe do të përfitojë dyfishin e pagës aktuale, që do thotë 16 mln euro në sezon, duke u bërë një nga më të paguarit e klubit. /GazetaSinjaliSporti/

Dje ka filluar merkato në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA, transmeton Sinjali Sport.

Në mbrëmjen e kaluar shumë lojtarë që ishin agjentë të lirë gjetën skuadrat e tyre, e disa tjerë u shkëmbyen.

Sot para pak minutave, një nga basketbollistët më të mirë të dekadës Stephen Curry rinovoi me Golden State Warriors.

Fundori amerikan ka firmosur me Warriors deri në vitin 2025, duke marrë 215 milionë dollar për katër vitet e ardhshme.

Përderisa, Carmelo Anthony ka ndryshuar skuadër, duke iu bashkuar Los Angeles Lakers, për një vit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here