Home Uncategorized Broja realizon tjetër gol në fitoren e Chelsea në ndeshjet parapërgatitëse

Broja realizon tjetër gol në fitoren e Chelsea në ndeshjet parapërgatitëse

15
0

Armando Broja vazhdon ta shkëlqejë nën urdhërat e Thomas Tuchel në ndeshjet miqësore.

Rinovimi i kontratës me Blutë duket se e ka motivuar sulmuesin e Shqipërisë që ka shënuar edhe në miqësoren kundër Bournemouth, të cilën e fitoi Chelsea 2-1.

Blutë e Londrës ishin duke humbur deri në minutën e 72-të, Emiliano Marcondes e kishte kaluar në epërsi Bournemouthin në minutën e 66’.

Por, pas gjashtë minutave prej kur Chelsea kishte pranuar golin, doli në skenë sulmuesi i Kombëtares shqiptare që sapo ka rinovuar kontratën me Chelsea dhe shënoi për 1-1.

Më pas, Chelsea mori kontrollin e ndeshjen dhe Ike Ugbo shënoi për 2-1 në minutën e 66’, që doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes. /GazetaSinjaliSporti/

Trajneri boshnjak, Vladimir Petkoviq është larguar nga Përfaqësuesja e Zvicrës dhe i është bashkuar skuadrës franceze, Bordeaux.

Ish-trajneri i Zvicrës, ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Girondins de Bordeaux.

Lajmi është konfirmuar nga klubi elitar i Francës përmes një komunikate të lëshuar.

“Jemi krenar të ju njoftojmë zyrtarisht se Vladimir Petkoviq është kryetrajner i Girondins de Bordeaux”, thuhet në komunikatë.

Petkoviq sa ishte pjesë e ekipit përfaqësues zviceran arritjen më të madhe e kishte këtë vit duke e dërguar Zvicrën në çerekfinale të Kampionatit Evropian të futbollit “Euro2020”. /GazetaSinjaliSporti/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here