Home Uncategorized Shqipëria U-19 barazon edhe në ndeshjen e dytë ndaj Izraelit klmn

Shqipëria U-19 barazon edhe në ndeshjen e dytë ndaj Izraelit klmn

33
0

Shqipëria U-19 ka zhvilluar ditën e sotme ndeshjen e dytë miqësore ndaj Izraelit U-19 në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet.

Sfida që nisi në ora 10:00 të paradites përfundoi në barazimin 2-2. Në këtë ndeshje u përdor edhe sistemi VAR, një nga investimet më të mëdha të FSHF-së që do të jetë pjesë e ndeshjeve të Kategorisë Superiore 2021/2022 si edhe Kupës së Shqipërisë, duke filluar që nga faza çerekfinale e deri në finalen e madhe.

Ishin izraelitët ata, të cilët kaluan të parët në avantazh në minutën e 9-të të takimit. Kuqezinjtë e drejtuar nga Armando Cungu zhvilluan një pjesë të parë të mirë, duke iu afruar në disa raste golit të barazimit, por topi nuk e kaloi vijën e rrjetës kundërshtare.

Në minutën e 59-të të fraksionit të dytë të lojës, gjyqtari i ndeshjes akordon një penallti në favor Izraelit, pasi iu drejtua edhe ekranit të VAR-it për të parë rastin.

Izraelitët shënojnë golin e dytë të takimit nga penalltia. 8 minuta më vonë, Shqipëria kundërpërgjigjet me një gol mjaft të bukur të shënuar nga Adrian Neziri, i cili shkurton rezultatin duke goditur nga brenda zonës dhe duke e dërguar topin në fundin e rrjetës kundërshtare.Për golin e barazimit do të mendonte Eljo Toci, i cili shndërroi në gol një 11-metërsh të akorduar nga gjyqtari në minutën e 94-t të takimit.

Këto dy ndeshje i shërbyen teknikut kuqezi Armando Cungu për të testuar dhe për të parë gjendjen e lojtarëve që luajnë në kampionatet jashtë vendit, duke pasur parasysh që trajneri ka pasur pak mundësi t’i shikojë nga afër për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Shqipëria U-19 po përgatitet për kualifikueset e Kampionatit Europian, ku Kombëtarja jonë është shortuar në grupin 7 së bashku me Francën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here