Home Uncategorized Roma mposhtë Sassuolon me golin e kohës shtesë, Mourinho me sukses kalon...

Roma mposhtë Sassuolon me golin e kohës shtesë, Mourinho me sukses kalon ndeshjen e 1000-të si trajner

16
0

Roma nuk gabon as në xhiron e tretë të Serie A, transmeton Sinjali Sport.

Giallorossi fitoi me shumë vështirësi 2-1 me Sassuolon në “Olimpico”, duke vazhduar formën e mirë këtë edicion.

Verdhezinjtë kaluan të parët në avantazh me golin e Cristantes në min e 37.

Megjithatë, Djuricic nuk i la të gëzoheshin, pasi pas 20 min barazoi shifrat duke menduar se kishte përfunduar gjithçka.

Mirëpo, ashtu nuk mendoi El Shaaraëy, pasi shënoi në kohën shtesë në min e 92-të duke e arritur fitoren e tretë pas tre ndeshjeve.

Me këtë fitore skuadra e Mourinhos del në vendin e parë me 9 pikë, aq sa kanë edhe Milan e Napoli, por për shkak të golaverazhit kryeson.

Në anën tjetër Sassuolo mban vendin e nëntë me katër pikë.

Kjo ishte ndeshje e 1000 që e menaxhoi Jose Mourinho, duke arritur një fitore mjaft të rëndësishëm në këtë jubilar. /Gazeta Sinjali Sporti/

Skuadra e Real Madridit do të luajë ndaj Interit në Ligën e Kampionëve.Real Madrid dhe Inter takohen të mërkurën në ‘Guisseppe Meazza”, në kuadër të xhiros së parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.“Los Blancos” do të kenë pesë mungesa për këtë duel.

Kroos, Marcelo, Bale, Ceballos dhe Mendy nuk janë të gatshëm për sfidën ndaj Interit.Ndërkohë, Alaba është kthyer dhe do të jetë në dispozicion të Ancelottit për këtë duel./GazetaBlic Sport

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here