Home Uncategorized Pjanic afër huazimit te skuadra e Besiktasit

Pjanic afër huazimit te skuadra e Besiktasit

20
0

Miralem Pjanic është shumë afër huazimit drejtë skuadrës së Besiktas, transmeton Sinjali Sport.

Mesfushori boshnjak thuhet se ka arritur marrëveshje me klubin, mirëpo po e pret vetëm dritën e gjelbër nga Barcelona për ta lejuar largimin.

Sipas Fabrizio Romanos, bisedimet mes Besiktasit dhe Barcelonës janë të avancuara, marrëveshja është shumë afër të mbyllet mes dy klubeve.

Negociatat për huazimin dhe për pagesat janë duke shkuar mirë, Besiktasi janë duke tentuar sa më shpejtë të transferojnë boshnjakun.

Pjanic është transferuar në Camp Nou vitin e kaluar, por asnjëherë nuk ka qenë zgjidhja e parë dhe për këtë kërkon ndryshimin e ekipit. /Gazeta Sinjali Sporti/

Mesfushori spanjoll, i cili ju bashkua Bluve si i huazuar nga Atletico Madridi, ka marrë fanellën që për herë të fundit e barti Mateo Kovacic.

Chelsea ka lajmëruar zyrtarisht numrin që do ta bartë Saul Niguez në Stamford Bridge, me mesfushorin spanjoll që do ta bartë numrin 17 me skuadrën nga Londra perëndimore.

26 vjeçari do të luajë në futbollin anglez pasi që u transferua në Angli në një marrëveshje të përkohshme në fund të afatit kalimtar.

Saul e mori këtë numër pasi që ishte i lirë nga Chelsea. Për herë të fundit atë e pati Mateo Kovacic që tani ka marrë numrin 8.

Këtë numër te skuadra londineze e kanë bartur shumë legjenda të klubit duke filluar nga Hazard, Petit, Salah, Pedro e kështu me radhë. /Gazeta Sinjali Sporti/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here