Home Uncategorized Notat e futbollistëve: Poloni – Shqipëri, Lewandowski dhe Cikalleshi më të dalluarit

Notat e futbollistëve: Poloni – Shqipëri, Lewandowski dhe Cikalleshi më të dalluarit

21
0

Kombëtarja e Shqipërisë humbi nga Polonia në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret për Kupën e Botës, shkruan Sinjali Sport.

Kuqezinjtë humbën thellë nga polakët me rezultat 4-1.

Polonia i shënoi katër golat me anë të katër futbollistëve të ndryshëm si Lewandoëski, Buksa, Krychowiak dhe Linetty, ndërsa te Shqipëria golin e vetëm e realizoi Sokol Cikalleshi.

Sajti “Sofa Score” menjëherë pas ndeshjes ka publikuar notat e lojtarëve në këtë ballafaqim.

Robert Lewandowski me notë 8.3 nga Polonia dhe Sokol Cikalleshi me notë 7.3 nga Shqipëria ishin më të mirët në këtë lojë.

Gardiani i portës kuq e zi, Etrit Berisha u notua me notën më të dobët 5.4.

Kualifikimet për kampionatin botëror “Katar 2022” janë duke u luajtur, shkruan Sinjali Sport.

Belgjika u tregua e pamëshirshme ndaj Estonisë, duke ia shënuar pesë gola, e duke i pësuar dy.

Belgët edhe pse ishin në disavantazh pas minutës së dytë nga goli Kait, nuk lejuan ndonjë befasi, pasi më pas shënuan pesë herë rresht me anë të Vanaken, Lakukus (2 herë), Witsel dhe Foket.

Estonezët shënuan edhe një herë përmes Sorgas vetëm sa për ta ulur golaverazhin.

Belgjika mban pozitën e parë me 10 pikë, derisa Estonia nuk ka pikë as pas ndeshjes së tretë.

Në tjetrën anë Anglia u tregua e fortë për Hungarinë, pasi triumfoi në udhëtim me rezultat të pastër 0-4.

Pjesa e dytë ishte ajo që vendosi për këtë përballje, ku Sterling e nisi, më pas Kane shënoi, vazhdoi edhe Maguire, kurse Rice e mbylli.

Anglia vazhdon me bilanc perfektë, nga katër ndeshje katër fitore në krye të grupit me 12 pikë, kurse Hungaria me 7 pikë është e treta. /Gazeta Sinjali Sporti/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here