Home Uncategorized Man Utd jep detaje për transferimin e Ronaldos, portugezi shton tutje: Është...

Man Utd jep detaje për transferimin e Ronaldos, portugezi shton tutje: Është klub që gjithmonë ka një vend special në zemrën time

38
0

Manchester United e transferoi Cristiano Ronaldon ditën më parë, shkruan Sinjali Sport.

Sot djajtë e kuq dhanë më shumë detaje për transferimin e tij, si cmimin, kontratën dhe shkruan edhe për karrierën e tij të deri tanishme.

Ronaldo ka nënshkruar kontratë për dy vite me anglezët, me opsion për të zgjatur edhe për një vit.

Juventusi e konfirmoi marrëveshjen me Manchester United për 15 milionë euro dhe 8 milionë bonuese.

Ronaldo pas transferimit në “Old Trafford” ka folur për skuadrën e tij të re.

“Manchesteri është klubi që gjithmonë do të ketë një vend special në zemrën time dhe unë kamë qenë i dërrmuar nga mesazhet që i kam pranuar të premten në ditën e zyrtarizimit. Mezi spo pres të luaj në Old Traffordin e mbushur me tifozë dhe t’i shohë fansat përsëri. Pas ndeshjeve me kombëtare do i bashkohem ekipit dhe shpresojë të kemi një sezon të suksesshëm përpara” ka thënë 36-vjeçari për faqen e Man United.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here