Home Uncategorized Dardanët mbërrijnë në Batumi të Gjeorgjisë

Dardanët mbërrijnë në Batumi të Gjeorgjisë

26
0

Kombëtarja e Kosovës ka arritur në Batumi, pas një udhëtimi komod nga aeroporti “Adem Jashari”.

Dardanët sot në orën 17:00 sipas kohës në Kosovë do të zhvillojnë stërvitjen e fundit në stadiumin “BatumiArena” aty ku të enjten do të përballen me Gjeorgjinë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

Këtë e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës me anë të një postimi në Facebook.

Të përzgjedhurit e Challandes nesër në ora 18:00 luajnë ndeshjen e parë të shtatorit, ndaj Gjeorgjisë, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës.

Manchester City i ka zgjatur kontratën një tjetër futbollisti, shkruan Sinjali Sport.

Citizens kanë rinovuar me portierin, Ederson, deri në vitin 2026.

Gardiani i portës së Guardiolës, është pajtuar me kushtet e skuadrës dhe bëhet lojtari i radhës që e zgjat kontratën.

Më parë edhe futbollistë si Stones, Dias e Gundogan kanë firmosur kontrata të reja me klubin.

Braziliani u transferua në Etihad në vitin 2017 nga skuadra e Benficas, duke qenë gjithmonë zgjedhja e parë në portë. /Gazeta Sinjali Sporti/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here