Home Uncategorized Chelsea tërhiqet nga gara për t’i transferuar Kounden dhe Saulin

Chelsea tërhiqet nga gara për t’i transferuar Kounden dhe Saulin

28
0

Kampioni i La Ligas nuk do të lejojë largimet e mbrojtësit francez dhe mesfushorit spanjoll në ditën e fundit të afatit kalimtar të transferimeve.

Është konfirmuar nga gazetari i njohur Fabrizio Romano që marrëveshja mes Chelseat dhe Saul është bllokuar që nga dita e djeshme, dhe Atletico nuk do ta jap dritën e gjelbër që ai të largohet nga “Wanda Metropolitano”.

Po ashtu, edhe skuadra londineze Chelsea tanimë është e bindur që pista e Saul ka dështuar.

Marrëveshja tjetër që ka dështuar është edhe ajo e mbrojtësit francez Jules Kounde, për të cilin Chelsea po refuzon të paguaj dëmshpërblimin prej 70 milionë eurosh, dhe tani është tërhequr nga gara për shërbimet e tij. /Gazeta Sinjali Sporti/

Cristano Ronaldo më në fund ka reaguar pas transferimit në Manchester United, shkruan Sinjali Sport.

Portugezi u transferua nga Juventusi në Old Trafford për 15 milionë euro dhe 8 milionë bonuse.

36 vjeçari nënshkroi kontratë për dy vite dhe me opsion edhe për një tjetër, duke fituar rreth 30 milionë euro në vit.

Pas këtij transferimi që bëri bujë në gjithë botën, ka reaguar edhe vet Ronaldo, duke shkruar në rrjetet sociale të tij.

“Të gjithë ata që më njohin, e dinë dashurinë time të pafund për Manchester United. Vitet që kalova në këtë klub ku ishin absolutisht të mahnitshme dhe rruga që kemi bërë së bashku është shkruar me shkronja të arta në historinë e këtij institucioni të madh dhe mahnitës.”, fillon shkrimi i Ronaldos.

“Unë as nuk mund të shpjegoj ndjenjat e mia tani, pasi shoh kthimin tim në “Old Trafford” të shpallur në të gjithë botën. Është si një ëndërr e realizuar. Edhe si kundërshtar kam ndjerë gjithmonë një dashuri dhe respekt të madh nga tifozët në tribuna!”

Më tutje Ronaldo ka premtuar se do të shkruaj sërish histori me këtë klub ashtu siç bëri në aventurën e tij të parë.

“Liga ime e parë vendore, Kupa ime e parë, ftesa ime e parë në ekipin kombëtar, Liga ime e parë e Kampionëve, Këpuca ime e parë e Artë dhe Topi i Artë i parë, të gjitha kanë lindur nga kjo lidhje e veçantë mes meje dhe “Djajve të Kuq”. Historia është shkruar në të kaluarën dhe historia do të shkruhet edhe një herë! Ju keni fjalën time!

Unë jam këtu!

Unë jam kthyer aty ku më takon!

Le ta bëjmë atë edhe një herë!

Sir Alex, kjo është për ju.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here