Home Uncategorized Nuk ndalet Vuçiq, e kërcënon sërish me luftë Kosovën – ky është...

Nuk ndalet Vuçiq, e kërcënon sërish me luftë Kosovën – ky është mesazhi i tij për popullin serb

198
0





Gjatë vizitës së sotme në Kraljevo, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia po vazhdon te jetë nën presion, veçanërisht pasi u bë më e fortë, përcjell Vecernje novosti, , transmeton “Bota sot”.

“Do të ketë shumë presion rreth Kosovës dhe Metohisë, por mbi të gjitha sepse Serbia është më e fortë sot, dhe mos harroni se ata na sulmojnë nga Zagrebi çdo ditë edhe kur ne nuk u kemi thënë apo bërë asgjë atyre. As unë nuk jam fajtor në Podgoricë, është i gjithi faji ynë, sepse Serbia më në fund po ecën më shpejt se të gjithë të tjerët. Sepse Serbisë iu deshën 80 vjet që të zgjohej dhe të fillonte punën”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se puna e shtetit është të luftojë me njerëzit e tij në Kosovë, të mbrojë vendin e tij dhe të mos prekë askënd tjetër.

“Le të shkojmë më fort dhe më shpejt, dhe vetëm me mbështetjen tuaj ne mund ta bëjmë këtë. Le të luftojmë së bashku, për të treguar se kemi shumë më tepër energji pozitive sesa energjia e tyre negative, dhe që Serbia të jetë më e pasur dhe madje edhe më e fortë”, tha Vuçiq.




LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here