Home Uncategorized Lajm i mirë nga ShSKUK: Bie numri i të spitalizuarve me COVID-19,...

Lajm i mirë nga ShSKUK: Bie numri i të spitalizuarve me COVID-19, 960 pacientë në trajtim

74
0





Sipas Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Univeristar të Kosovës, numri i pacientëve të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme, po vazhdon të bie.

Bazuar në raportet e dërguara nga klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 960 pacientë, prej tyre 846 me Covid-19 pozitivë, 818 me oksigjeno-terapi dhe 56 në kujdes intensiv.

Në klinika gjenden të shtrirë 305 pacientë

Klinika Infektive, 95 pacientë





Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 88 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 58 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 84 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 21 pacientë





Klinika e Gjinekologjisë, 14 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Ndërkaq në spitalet rajonale gjenden 596 pacientë

Spitali i Prizrenit, 131 pacientë





Spitali i Gjakovës, 73 pacientë

Spitali i Pejës, 169 pacientë

Spitali i Gjilanit, 85 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 17 pacientë





Spitali i Mitrovicës, 50 pacientë

Spitali i Ferizajt, 71 pacientë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here