Home Uncategorized Këto pritet të jenë masat e reja nga nesër të cilat do...

Këto pritet të jenë masat e reja nga nesër të cilat do t’i votoj Qeveria e Kosovës

529
0





Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhje në forme elektronike ku po diskutohet për masat e reja anti-COVID.

Këtë për “Indeksonline” e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Në këtë mbledhje pritet të votohen masat e reja, të cilat ishin paralajmëruar nga Asociacioni i komunave të Kosovës.

Kujtojme se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të premten ka mbajtur takim virtual me kryetarët e komunave, me të cilët ka diskutuar rreth masave të reja që do të hyjnë në fuqi nga nesër.





Asociacioni i Komunave të Kosovës përmes një postimi në Facebook pati njoftuar se ministri Vitia i ka njoftuar kryetarët për masat e reja që pritet të miratohen më 13 shtator dhe që do të jenë të vlefshme deri më 26 shtator.

Sipas këtij njoftimi, mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar nuk fillon para datës 26 shtator.

Takimet do të lejohen vetëm deri në 20 persona, me distancë 1.5 metra. Institucionet publike do të jenë të obliguara të punojnë vetëm me staf esencial.





Po ashtu, është bërë e ditur se gastronomia do të vazhdojë të punojë si me masat e deritanishme, deri në orën 21:30, duke u lejuar të shfrytëzohen vetëm hapësirat e jashtme.

Njëjtë do të veprohet edhe në pikat kufitare, ku qytetarët mbi moshën 16-vjeçare janë të obliguar të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testin PCR negativ, atë serologjik dhe atë rapid.

Qendrat kulturore dhe institucionet e kulturës në varësi të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe komunave, do të pezullojnë aktivitetet deri më 26 shtator.





Masat tjera do të vazhdojnë ashtu siç kanë qenë deri më tani.

AKK ka bërë të ditur se nga data 27 shtator, do të ketë masa të reja në varësi nga analizat dhe situata që mund të jetë në atë kohë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here