Home Uncategorized “I fejuar me dashurinë e jetës sime” – Arbër Zeneli fejohet për...

“I fejuar me dashurinë e jetës sime” – Arbër Zeneli fejohet për herë të dytë brenda dy vjetësh

152
0





Arbër Zeneli ka njoftuar se është fejuar me të dashurën e re Dafina Hiseni, më pak se një vit pasi e prishi fejesën e parë.

Në një njoftim në llogarinë e vet në rrjetin social Instagram, përfaqësuesi i Kombëtares së Kosovës njoftoi se është fejuar me, siç e quajti, dashurinë e jetës së tij.

Fejesa e tij me Dafinën vjen dy vjet pas fejesës së tij të parë me Majlinda Hodën, me të cilën u nda në janar të këtij viti, kur fshiu gjithçka rreth saj në rrjetet sociale dhe ata e larguan njëri-tjetrin nga llogaritë e veta përkatëse në rrjetet sociale.

Ylli i Stade de Reims e kishte një lidhje të gjatë dashurie me Majlindën para se të fejohej me të më 2019 dhe të ndahej në janar 2021.





Tani ai e ka gjetur dashurinë sërish dhe ka vendosur të bëjë hapin e parë drejt martesës, duke i shkëmbyer unazat me Dafinën.

Nuk dihet shumë për Dafinën, e cila ruan jetë private në rrjetet sociale.

26-vjeçari është duke u shëruar nga një lëndim i rëndë në gju, pas operacionit në verë.

Si pasojë ai mungoi në ndeshjet e Kosovës në shtator për kualifikim në Kupën e Botës dhe nuk pritet të rikthehet në fushë deri në fillim të vitit 2022.




LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here