Home Uncategorized E dhimbshme: Kjo është gruaja që nuk iku nga zjarri, por u...

E dhimbshme: Kjo është gruaja që nuk iku nga zjarri, por u dogj bashkë me burrin në Spitalin e Tetovës

172
0





14 viktimat e tragjedisë së Tetovës janë përcjellë për në banesën e fundit. Dy prej tyre janë edhe çifti i bashkëshortëve Xhemal dhe Zarife Bilalli, me një histori vërtetë të trishtë.

“Me dhimbje të madhe u dhamë lamtumirën e fundit dy bashkëvendasve tanë nga fsh.Bozovcë, çiftit Xhemal dhe Zarife Bilalli, të cilët e humbën jetën në tragjedinë e datës 08.09.2021 në spitalin modular të Tetovës i cili u përfshi nga zjarri. Sa të jetojmë do t’i kujtojmë” shkruhet në një postim në Facebook.

Familja Bilalli nga fshati Bozovcë humbi dy anëtarë të familjes (burrë e grua) si pasojë e tragjedisë së ndodhur në Qendrën modulare të Klinikës së Tetovës për pacientët me Covid-19, shkruan Zhurnal.





“Është dhimbje e madhe jo vetëm për familjen, por për të gjithë ne, si shoqëri në tërësi. Është dhimbje e madhe se humbëm njerëz, dhe këto humbje janë më të dhimbshme sepse janë tragjike. Nuk ka fjalë për t’i përshkruar dhimbjet dhe shumë e vështirë për familjen për t’i kaluar ato.Ngushëllime familjes Bilalli e Zoti u dhashtë forcën” shkruan Fatlind Selmani në facebook.

“Sot me pikellim te thelle vendlindja jone fsh.Bozovce percolli per banesen e fundit dy bashkevendas e saj nga zjari i tmershem qe perfshiju spitalin e Tetoves, lutemi per ta deri ne qyelle qe ti bashkoj Zoti gjithesis ne parajs boten tjeter ashtu si ishin te bashkuar kete bote bure dhe grua #XhemalZarifeBilalli” shkruhet në një tjetër postim.

Burin i cili kishte qenë i infektuar me covid-19 nuk kishte se kush ta ndihmonte dhe pranë tij në spital ishte gruaja, e cila pasi shpërtheu zjarri tentoi ta shpëtonte, por nuk mundi dhe të dy u dogjën në luftë me flakët” shkruan Hesat Rushani në Facebook.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here