Home Uncategorized Ramush Haradinaj: Gjashtë komuna do t’i fitojmë pa balotazh, jemi mirë edhe...

Ramush Haradinaj: Gjashtë komuna do t’i fitojmë pa balotazh, jemi mirë edhe në tjerat

160
0





Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 17 tetor

Haradinaj tha se Aleanca do t’i fitojë pa balotazh gjashtë komunat në të cilat po qeveris aktualisht.

I pari i AAK’së tha në një intervistë se kryetarët e komunave nga radhët e AAK-së kanë dëshmuar një kualitet të mirë të qeverisjes gjatë mandatit të tyre.

“Njerëzit tonë në qeverisje komunale për fat e kanë dëshmuar një kualitet të mirë qeverisës dhe ka rezultuar me besim për ta, me respekt për ta. Ne sot qeverisim në gjashtë komuna, duke filluar nga më e vogla Juniku, Decani, Gjakova, Rahoveci, Klina dhe Suhareka, ju siguroj që i fitojmë në raund të parë këto komuna, pa balotazh, nuk do të ketë balotazh në këto gjashtë komuna, kryetarët e komunave kanë bërë vërtetë punë të mirë, qeverisjet janë të mira, pa skandale, janë të motivuara, punojnë”, ka deklaruar Haradinaj.





Haradinaj tha se përvec komunave që AAK-ja udhëheq aktualisht, ka shpresë se do të ketë rezultate të mira edhe në komuna tjera.

“Unë shpresoj që do të shkojmë edhe në balotazh edhe në gjashtë komuna tjera, potencialisht gjashtë tjera, por gjashtë i fitojmë pa balotazh. Për Prishtinë shpresojmë në balotazh, po punojmë.

Unë po i dëgjoj të gjithë po japin rezultate premtuese, por edhe ne kemi shpresë dhe po punojmë, nuk është e pamundshme. Ashtu jemi me Podujevë, me Pejë, shpresojmë edhe me Istog, e ndonjë komunë tjetër potencialisht mund të jemi edhe në raund të dytë”, ka deklaruar Haradinaj.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here