Home Uncategorized Ky është zotimi i Daut Haradinajt për Bashkësinë Islame që po pritet...

Ky është zotimi i Daut Haradinajt për Bashkësinë Islame që po pritet mirë nga besimtarët (dokument)

103
0





Një prej zotimeve kryesore të kandidatit të AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, është ai për Bashkësinë Islame të Prishtinës. Zotimi i shprehur edhe përmes një letre dërguar këtij institucioni, është pritur mirë dhe ka marrë vëmendjen e opinionit.

Zotimi ka të bëjë me mbulimin e shpenzimeve në raste të ceremonive mortore në vlerë 500 euro, duke përfshirë edhe një drekë mortore. Të gjitha këto shpenzime do të mbulohen nga buxheti i kryeqytetit.

Zotimi i i radhës i kandidatit Haradinaj lidhet me themelimin e veçantë të zyrës për komunitetet fetare brenda Komunës së Prishtinës. Pra, përfaqësuesit fetarë do të jenë më afër institucioneve për të përcjell brengat dhe kërkesat e ndjekësve të tyre.

Po ashtu, në programin e tij, Haradinaj ka paraparë hapjen e një kuzhine për qytetarët e Prishtinës, për t’i ushqyer ata që janë në gjendje të rëndë ekonomike.





“Komuna e Prishtinës do të mbulojë pagesën e qirasë së objektit dhe do të sigurojë ushqimin në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame, Prishtinë”, thuhet në letrën e Haradinajt.

Zotimi tjetër i Haradinaj ka të bëjë me rregullimin e morgut te varrezat e Prishtinës, që është paraparë të kushtojë rreth 50 mijë euro.

Daut Haradinaj ka thënë se ky zotim i bërë te Bashkësia Islame, do të nis së zbatuari porsa ai ta marr detyrën e Kryetarit të Komunës së Prishtinës.

Vlen të theksohet se kjo qasje e Haradinajt është pritur pozitivisht nga krerët fetarë, por edhe nga shumë besimtarë e qytetarë të kryeqytetit.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here