Home Uncategorized Ky është fëmija që u godit për vdekje nga kamioneta në Prishtinë

Ky është fëmija që u godit për vdekje nga kamioneta në Prishtinë

583
0





Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës në 09:30 rrugën “Mehmet Ali Vironi” në Prishtinë. Një kamionetë ka goditur një fëmijë të moshës 1 vjeçare, me ç’rast viktima ka ndërruar jetë, shkruan Gazeta Sinjali.

Viktima e këtij aksidenti është, Dua Sadiku. Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur nëna e saj nëpërmjet një postimi në Facebook.

Ndërkaq për Gazetën Sinjali lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet (kamionetë) dhe një këmbësor (i lindur 2020).”





“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur tu përballojë lëndimeve dhe i njëjti, ka ndërruar jetë”, ka thënë ajo për Sinjalin.

Tutje ajo ka shtuar se me vendimin e prokurorit ngasësi i automjetit është dërguar në ndalim për48 orë.

“Njësiti i hetimeve të trafikut rrugor me vendim të prokurorit kanë ndaluar ngasësin e automjetit për 48 orë, ndërkohë që janë duke punuar në ndriqimin e rrethanave të këtij aksident”, ka shtuar ajo.



LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here