Home Uncategorized Kastrati: Rusia e Serbia ishin kundër Marrëveshjes së Rambujesë, në Kosovë ishte...

Kastrati: Rusia e Serbia ishin kundër Marrëveshjes së Rambujesë, në Kosovë ishte Kurti

89
0





Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka akuzuar kryeministrin e vendin, Albin Kurti, duke thënë se në vitin 1999 Rusia dhe Serbia ishin kundër Marrëveshjes së Rambujesë, teksa në Kosovë kundër saj, sipas Kastratit, ishte kryeministri i tanishëm, Albin Kurti.

Më tej, deputeti i PDK-së tha se Rusia e Serbia kishin kundërshtuar planin e Ahtisarit që sipas tij, mbi bazën e atij plani Kosova u shpall e pavarur, teksa në vend, kundër këtij plani ishte Albin Kurti, duke përmendur këtu edhe vrasjen e dy personave në protestat e organizuara nga VV-ja, Mon Balaj e Arben Xheladini.

“Rusia dhe Serbia intenzivisht punojnë që ti minojnë interesat strategjike amerikane në Ballkan duke i dhënë qasje vetëm gazsjellësit rus dhe duke refuzuar në çdo mënyrë gazin e lëngshëm amerikan nga drejtimi i Greqisë.





Qeveria e Kurtit është e vetmja në rajon që nuk ka kërku nga SHBA të kyçet në projektin e gazit të lëngshëm amerikan ( kjo mund të realizohet përmes Marrëveshjes së Ëashingtonit që Kurti e ka kundërshtuar). Deri tash interesim dhe hapa konkret për këtë projekt kanë ndërrmarrë Bullgaria, Maqedonia e Kroacia për çka do të kenë përfitime të mëdha ekonomike në të ardhmen”.

“Rusia dhe Serbia kanë punuar intenzivisht që Kosova e Shqipëria të kenë marrëdhënie të acaruara deri në armiqësi mes Kosovës e Shqipërisë. Me gjithë pak acarimeve politike që kanë ekzistuar në mes zyrtarëve politik të Kosovës me ata të Shqipërisë në kohën Ibrahim Rugovës, Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, etj, kurrë më armiqësore ska qenë qasja e Kosovës në raport me Shqipërinë se sa në kohën e qeverisjes së Albin Kurtit i cili ka organizuar edhe protesta kundër qeverisë në Tiranë”, ka shkruar Kastrati në llogarinë e tij në Facebook, transmeton KK.

Tutje, Kastrati thotë se shteti rus dhe ai serb me dosje të fabrikuara kanë kontribuar që liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të përfundojnë në burg, ndërsa ka akuzuar Kurtin duke thënë se “në atëbotë, i ekzaltuar thoshte “Ik Hashim””.





“Serbia dhe Rusia kanë punu sistematikisht që UÇK të trajtohet si ndërrmarrje kriminale duke kërkuar hapjen e të ashtuquajturave ” arkivave të UÇK-së”. Albin Kurti dhe Besnik Bislimi kanë pranuar hapjen e ” arkivave të UÇK-së” në takimin e tyre para DISA MUAJVE me Lajçak e Vuçiç”.

“Me këtë hap po rrezikohet thelbi i shtetit të Kosovës. Kjo do ta dëmtoj seriozisht procesin në Hagë. Nëse vazhdohet kështu një lloj skenari i Afganistanit nuk përjashtohet në të ardhmen. Nuk po flas si anëtar i PDK- së, për ata që duan të më lexojnë sinqerisht”, ka shkruar Kastrati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here