Home Uncategorized Mimoza Kusari – Lila: Hapja e arkivave të UÇK-së u prezantua në...

Mimoza Kusari – Lila: Hapja e arkivave të UÇK-së u prezantua në Kuvend nga Qeveria e kaluar, se aktualizoj Besnik Bislimi!

135
0





Gjatë ditës së djeshme pati reagime të shumta në publik lidhur me deklaratën e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, ku tregoi se Kosova është pajtuar me Serbinë t’i hapin të gjitha arkivat, përfshirë edhe ato të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Në mëngjesin e së premtes, shefja e grupit parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se në legjislaturën e kaluar në Kuvend u draftua dhe u prezantua projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, ku përfshihet edhe arkiva e UÇK-së.

“Arkivën e UÇK-së nuk e aktualizoi Zëvendës Kryeministri Bislimi, atë e definuan ata që draftuan projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Dje e sot, mund të bërtasin, mund të ofendojnë, por mbi të gjitha, duhet të tregojnë, për cilën arkivë si vlerë të luftës e kishin fjalën kur draftuan projektligjin?! Projektligji është dokument zyrtar dhe publik në momentin kur dorëzohet për procedim në Kuvend”, shkroi ajo./IndeksOnline/





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here