Home Uncategorized Nuk ka vendim tjetër për vitin e ri shkollor, mësimi pritet të...

Nuk ka vendim tjetër për vitin e ri shkollor, mësimi pritet të fillojë nga kjo datë

279
0





Vendimi për fillimin e vitit të ri shkollor nuk ka ndryshuar, nga 13 shtatori do të hapen dyert e institucioneve arsimore për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Kjo u vendos në mbledhjen e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, për Klan Kosovën ka deklaruar se në mbledhje të gjitha institucionet kanë raportuar për zhvillimet

“Mbledhja është përfunduar, kishte raportim të institucioneve. Tani për tani, mbetet në fuqi vendimi për shkollat, ndërsa ditëve në vijim do të monitorohet ecuria e situatës epidemiologjike. Tani për tani, mbesin në fuqi masat nga vendimet e fundit të Qeverisë lidhur me COVID-19”,ka thënë Hoti.




LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here