Home Uncategorized Flet pleqnari Rrahman Lajqi: Burrat janë gati të ndërmjetësojnë pas tragjedisë në...

Flet pleqnari Rrahman Lajqi: Burrat janë gati të ndërmjetësojnë pas tragjedisë në Pejë

145
0





Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Pejës.

Në rrethana ende të pa sqaruara plotësisht mbetën të vrarë Astrit Ademaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës dhe Bernard Kadrijaj, ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Deçanit.

Ngjarja tronditi edhe pleqnarin e njohur të kësaj ane Rrahman Lajqin, shkruan Gazeta Infokus.

Për shkak të ndjeshmërisë së madhe që ka ky rast, ky pleqnar është i gatshëm të ndërmjetësoj në pleqënimin e kësaj ngatërrese, edhe pse ende nuk i din shkaqet që quan në këtë tragjedi.





“Ky është një rast shumë specifik që ende nuk dihen arsyet. Janë dy tri drejtime. Jo e kanë vra njëri tjetrin, jo nuk e kanë vra…, kështu që në këtë drejtim nuk më ka kontaktuar askush”, tha pleqnari i njohur i Dukagjinit, për Gazetën infokus.

Pavarësisht kësaj ky pleqnar i njohur shtoi se burrave të kësaj ane patjetër do të ju duhet që të ndërhyjnë në lidhje me ngjarjen, në mënyrë që dikush të bëhet “sebep” për shuarjen e armiqësive.

“Po, me ndërhy po, edhe nuk do të kemi qare pa ndërhy. Ligji mundet me e përfundu punën, edhe me fazën e parë, ndërsa pleqtë shkojnë pak më thellë. Tani këtu janë gjërat krejt të ndryshme, dhe duhet me e ditë pse ka ndodhë rasti. A janë gjëra materiale, a janë gjëra të xhelozisë, a janë krejt për diçka tjetër, ende është e panjohshme vetëm Zoti e dinë. Atëherë dalë ngadalë do të shkojnë punët”, tha Lajçi.





E pikërisht rajoni i Dukagjinit është ndër vendet më me së shumti raste të tilla, shkruan Gazeta Infokus.

Në përgjithësi, sipas Rrahman Lajqit shumë raste kanë mbetur pa u zbardhur tërësisht.

“Po nuk është vetëm në Pejë, kjo është dukuri. Këtu tek ne ende asgjë nuk është dalë në dritë. Këto janë mosmarrëveshje, pakënaqësi, kanë prapavijë të madhe, ndoshta më herët, kjo është një fatkeqësi”, tha Rrahman Lajqi, i brengosur për ngjarjet e shumta që kanë lënë viktima në rajonin e Pejës me rrethinë.





Kujtojmë që në mbrëmjen e së mërkurës kanë mbetur të vrarë , Astrit Ademaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës dhe Bernard Kadrijaj, ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Deçanit. Gjithashtu edhe një person tjetër ka marr lëndime të rënda.

Organet e rendit, prokuroria e policia janë duke punuar intenzivisht që të zbulohen të gjitha rrethanat e kësaj tragjedie.

Ngjarja në fakt ka tronditur tërë Kosovës, e reagime për të kanë ardhur nga të gjitha anët. /Gazeta Infokus/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here