Home Uncategorized Qesharake dhe tragjike: Donika Gërvalla prapë i ngatërron flamujt në Twitter

Qesharake dhe tragjike: Donika Gërvalla prapë i ngatërron flamujt në Twitter

176
0





Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës që drejtohet nga Donika Gërvalla ka ngatërruar përsëri flamujt, teksa kanë uruar shtetin e Andorrës me rastin e ditës së pavarësisë.

Në postimin e publikuar faqen zyrtare në ‘twitter’ të MPJ-së, në vend të flamurit të Andorrës është vendosur flamuri i shtetit të Moldavisë.

“Me rastin e Ditës së Pavarësisë së #Andorrës, urojmë një ditë të lumtur dhe prosperitet të vazhdueshëm për të gjithë qytetarët e Moldavisë

Kosova mezi pret të forcojë marrëdhëniet me Moldavinë”, është teksti origjinal i postimit.

Se flamuri është i Moldavisë e tregon edhe vetë ‘twitter’ vetëm nëse e afron kursorin dhe shënon “Flag of Moldova”

Screenshot i postimit origjinal ku MPJ ka ngatërruar flamurin e Andorrës me atë të Moldavisë

Flamujt e Andorrës dhe Moldavisë kanë ngjyrat e njejta, megjithatë dallojnë jashtëzakonishtë shumë në simbolet që kanë brenda flamurit.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here