Home Uncategorized I plagosuri nga incidenti në Pejë është vëllai i këtij ish kandidatit...

I plagosuri nga incidenti në Pejë është vëllai i këtij ish kandidatit për kryetar që u vra mbrëmjen e sotme

367
0





Si pasojë e shtënave me armë sonte në Pejë humbën jetën dy persona.

Astrit Ademaj, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për Komunën e Pejës si dhe ish-kandidati i PDK-së për Komunën e Deçanit, Blerand Kadriaj.Por përpos dy viktimave nga ky rast i plagosur ka mbetur edhe një person.

Sipas informacioneve të deritanishme i plagosuri në këtë rast është vëllai i viktimës, Astrit Ademaj.





Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore në Pejë, kurse nga Policia e Kosovës kanë theksuar se dy persona janë dërguar në spital, por që ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tyre.

“Sonte rreth orës 20:20 afër shkollës ekonomike është dyshuar për të shtëna me armë zjarri. Pas kësaj dy persona kanë pësuar lëndime trupore, janë dërguar në spital dhe ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e tyre.Në vendin e ngjarjes janë njësitet e policisë bashkë me prokurorin e shtetit”, kanë thënë nga policia.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here