Home Uncategorized Smakaj: Po e sulmojnë Ramushin veç pse Daut Haradinaj po prinë në...

Smakaj: Po e sulmojnë Ramushin veç pse Daut Haradinaj po prinë në sondazhe për Prishtinën

69
0





Shkrimtari, Driton Smakaj me anë të një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se partia në pushtet Vetëvendosje po e sulmon Ramush Haradinaj pasi që i kanë pa sondazhet që Daut Haradinaj është duke i bërë konkurrencë për Prishtinë.

Sipas Smakajt, akuzat e Qeverisë për shpronësimet që dolën ditë më parë janë naive dhe banale.

“Ia kanë nisë me sulmua Ramushin veç për faktin që i kanë pa sondazhet që Dauti është fort duke ba konkurrencë për Prishtinën.

Përndryshe ajo akuza për shpronësime për atë autostradë, është naive deri në banalitet. Asnjë pagesë nuk është kryer edhe komplet projekti ka mbetur për realizim nga qeveria aktuale.”, ka shkruar ai.





Shkrimi tij i plotë:

Ia kanë nisë me sulmua Ramushin veç për faktin që i kanë pa sondazhet që Dauti është fort duke ba konkurrencë për Prishtinën.

Përndryshe ajo akuza për shpronësime për atë autostradë, është naive deri në banalitet. Asnjë pagesë nuk është kryer edhe komplet projekti ka mbetur për realizim nga qeveria aktuale. Edhe nëse do të zbatohej ai projekt pa asnjë ndryshim, atëherë qeveria aktuale do të ishte juridikisht përgjegjëse, e jo qeveria e kaluar. Nuk ka përgjegjësi juridike për diçka që ka me ndodhur në të ardhmen. Kjo është sikur me çua në gjygj Jul Cesarin për ndonjë rrugë që ka pasë me ba ndryshime Musolini se nuk i ka pëlqye projekti i Cesarit.





Me këtë logjikë, AAK-ja lirisht mundet me çua në Prokurori rastin e tiketës 5€ edhe me akuzua Kryeministrin aktual për një zhvatje të mundshme prej 15 milionë eurove nëse ai vendim do të zbatohej ashtu siç ishte parashikuar.

Prandaj shqiponja veç ta dini që sa më shumë që tentoni të hidhni baltë mbi Haradinajt, ata veç më të fortë bëhen. Tek e fundit, pa Haradinajt edhe shokët e tyre, ju disa sot do të hanit flakaresha sheshit të Prishtinës nga ndonjë polic zdralan i Kralevës. Edhe qyrrat u kishin ra në muret e Hotelit Grand.

Punoni najsen se e dimë kush jeni!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here