Home Uncategorized Ndërron jetë kandidati për kryetar të Pejës

Ndërron jetë kandidati për kryetar të Pejës

155
0





Ka ndërruar jetë kandidati për kryetar të Pejës, Pajazit Podrimçaku, pas një sëmundje të shkurtër, shkruan Gazeta Metro.

Lajmin e ka bërë të ditur kandidati për asamble nga kjo parti, Florim Isufi, derisa u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të ndjerit.

‘’ Sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndrruar jetë Pajazit Podrimçaku në moshën 73 vjeçare.

Pajziti ishte veprimtarë i çështjes kombëtare prej mbi 50 vite duke punuar e vepruar në Bruksel të Belgjikës, po ashtu ishte Kryetarë i Partisë Balliste dhe kandidat për deputet i kësaj legjislature të Kuvendit’’, shkroi Isufi.

Varrimi i Podrimçakut do bëhet në ora 19:00 në vendlindjen e tij, Novosellë të Pejës.





Njoftimi i plotë:

‘’ Sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndrruar jetë Pajazit Podrimçaku në moshën 73 vjeçare.

Pajziti ishte veprimtarë i çështjes kombëtare prej mbi 50 vite duke punuar e vepruar në Bruksel të Belgjikës, po ashtu ishte Kryetarë i Partisë Balliste dhe kandidat për deputet i kësaj legjislature të Kuvendit.

Kryetarë njeri i palodhshëm dhe i pandalshëm vdekja të rrëmbeu herët në fazat e para të punës tonë të përbashkët të mori tinzisht por jemi krenarë që vepruam me një vizionarë të pashoq dhe të papërsëritshëm të qoftë i lehtë dheu i Kosovës martire.





Ngushllime vajzave Belgës, Drenës, Odës dhe bashkëshortes Malsore dhe gjithë familjes së ngushtë e të gjërë Podrimçaku dhe të gjithë atyre që e deshtën zoti e mëshiroftë me xhenet.

Varrimi i Pajazitit bëhet sot në ora 19 në vendlindjen e tij në varrezat e Novosellës së Pejës, sipas rekomandimeve të IKSHPK-së.’’

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here