Home Uncategorized Operacioni përfundon me sukses, arrijnë të ndahen binjaket që ishin të bashkuara...

Operacioni përfundon me sukses, arrijnë të ndahen binjaket që ishin të bashkuara kokë më kokë

85
0





Vajzat binjake njëvjeçare që kanë lindur të bashkuara në pjesën e prapme të kokës, janë parë për herë të parë pasi iu nënshtruan një operacioni të rrallë ndarjeje në Izrael.

Sipas mediave të huaja, operacioni 12-orësh në Qendrën Mjekësore Soroka në qytetin e Beersheba javën e kaluar zgjati disa muaj përgatitje dhe përfshiu “transplantet” e kokës për të dyja vogëlushet.

Siç bëhet e ditur, në operacion, përveç atyre nga Izraeli, janë përfshirë edhe dhjetëra ekspertë të tjerë.

Vajzat, emri i të cilave nuk është bërë i ditur, thuhet se po shërohen mirë.

“Ato po marrin frymë dhe ushqehen vetë”, tha Eldad Silberstein, kreu i departamentit të kirurgjisë plastike të Sorokës, për Channel 12 të Izraelit.





Është hera e parë që një operacion i tillë, i cili është kryer vetëm 20 herë në të gjithë botën, është kryer në Izrael.

Ndërsa Mickey Gideon, neurokirurgu kryesor i Sorokës ka thënë:. “Për kënaqësinë tonë, gjithçka shkoi ashtu siç kishim shpresuar”.

Vajzat, të cilat kanë lindur në gusht të vitit 2020, pritet të bëjnë një jetë krejt normale.



LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here