Home Uncategorized Haradinaj “mbi shtetin”/ Me meze e sharkia, vetë i 50-ti thyen masat...

Haradinaj “mbi shtetin”/ Me meze e sharkia, vetë i 50-ti thyen masat antiCOVID

298
0





Masat e reja të Qeverisë nuk po kryejnë punë për kreun e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. Madje kreu i kësaj partie ditë më parë kishte kërkuar që të shkurtohej fushata zgjedhore vetë në pesë ditë.

Por, pavarësisht këtyre thirrjeve këta dy të fundit morën pjesë në një organizim me dhjetëra persona në Bjeshkët e Belegut, shkruan Gazeta Sinjali.

Në disa fotografi të postuara në Facebook nga Denis Maksutaj, shihen Haradinaj e Ramosaj në darkë e me pije alkoolike, të shoqëruar edhe me këngë me sharki, duke mos respektuar distancën sociale.

Pjesëmarrësit në këtë ndejë nuk kishin të vendosura as maskat.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Bashkim Ramosaj, i cili ka thënë se ai dhe Haradinaj kanë qenë në këtë bjeshkë.

“Na kemi qenë edhe sot, edhe nja ditë tjetër kemi qenë bashkë”, tha ai për Sinjalin.




LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here