Home Uncategorized Virusi ia merr jetën në moshë të re djalit të vetëm të...

Virusi ia merr jetën në moshë të re djalit të vetëm të dëshmorit të Kosovës

309
0





Situata e rëndë me virusin Korona në Kosovë po vazhdon, derisa varianti ‘Delta’ po vazhdon të marrë edhe jetë të reja, shkruan Gazeta Metro.

Komuna e Junikut ka njoftuar se virusi i ka marrë jetën edhe djalit të vetëm të dëshmorit Adem Jasiqi, Leonard Jasiqit nga Juniku.

Leonard Jasiqi ishte infektuar me virus në Kosovë ndërsa me të shkuar në Gjermani ishte udhëzuar të karantinohej në banesën e tij ku edhe do të merrte kujdesin, por aty i’u është përkeqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë.

Ky është njoftimi i plotë i komunës së Junikut:

IN MEMORIAM !





I papritur dhe i trishtë lajmi për ndarjen e hershme nga jeta të bashkëqytetarit, djalit të vetëm të dëshmorit Adem Jasiqi, Leonard Adem Jasiqit në moshën 40 vjeçare.

Bota, vendi dhe komuna e Junikut kaluan një vit sfidues e të rënd si pasojë e pandemisë globale COVID-19, vendi ynë humbi shumë jetë, mirpo tronditëse ishte vdekja jote në moshë kaq të re Leonard nga ky virus tinzar.

Pikëllimi dhe dhimbja nga ky lajm tronditës për ndarjen e hershme të të riut junikas Leonard Jasiqi, djalit të vetëm të dëshmorit Adem Jasiqi rëndoi, preku dhe pikëlloj çdo shtëpi junikase , dhimbja për Leonardin është e të gjithëve, familjes Jasiqi, shokëve, miqëve, bashkëqytetarëve.

Leonardin do e kujtojmë për natyrën e qetë dhe të dashur të një junikasi, si një djalë i sjellshëm, për kujtimin që la e për rininë që nuk arriti ta shijoj mjaftueshëm.





Ngushëllime familjes Jasiqi, miqëve, farefisit, shokëve dhe bashkëqytetarëve !

Shpirti i tij u preht në paqe !

Lusim qytetarët për kujdes.

Vaksinohuni, shpëtoni jetën tuaj dhe të tjerëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here