Home Uncategorized Një grua, rrah policët në Prishtinë

Një grua, rrah policët në Prishtinë

248
0





Një grua nga Prishtina është arrestuar pasi ka sulmuar zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës, urdhrat e të cilëve paraprakisht edhe i kishte refuzuar.

Në raportin e Policisë theksohet se gruaja i ka shkaktuar lëndime trupore një pjesëtari të Policisë, në duar dhe në qafë si dhe i ka dëmtuar uniformën e tij.

Gjithashtu, raporti potencon se e dyshuara pas intervistimit me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën “Fahri Fazliu” në kryeqytet.



LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here