Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës u ka bërë thirrje kryetarëve të komunave që të refuzojnë takimin urgjent të thirrur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kryetari i parë që ka refuzuar këtë takim është ai i Suharekës, Bali Muharremaj. Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin, nga kabineti i tij dhe kanë thënë se e kanë respektuar thirrjen e AKK-së.
Arsyeja e thirrjes për refuzim nga AKK është mospërfshirja e këtij Asociacioni në komitetin anti-COVID, i cili do të udhëhiqet nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Dje, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj elektronike, ka themeluar Komitetin për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19