Home Uncategorized Arben Vitia: Unë jam një person, i njëjti, s’flas për kryetar Prishtine...

Arben Vitia: Unë jam një person, i njëjti, s’flas për kryetar Prishtine deri të më zëvendësojë Kurti

60
0





Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur sot pak më gjatë për garën e tij si kandidat për kryetar të Prishtinës, transmeton Periskopi.

Ai pretendon se është i fokusuar 100 për qind në situatën me pandeminë.

‘’Unë jam Arben Vitia edhe kur kam qenë drejtor në komunën e Prishtinës, edhe ministër në Qeverinë Kurti I, e Kurti 2. Jam i njëjti por në kohë të ndryshme dhe unë s’kam folë asnjëherë për garën time as nuk kam bërë asnjë sekond fushatë dhe i gjithë koncentrimi është vec ministria e Shëndetësisë.

Jam i fokusuar 100 për qind në këtë temë dhe është hera e parë që po e zgjas kaq shumë dhe hera e fundit që flas për garën zgjedhore derisa kurti të më zëvendësojë’’, shtoi ai në konferencë.PERISKOPI.




LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here