Home Uncategorized Egërsia e sulmeve ndaj Albin Kurtit buron nga frika që kanë rivalët

Egërsia e sulmeve ndaj Albin Kurtit buron nga frika që kanë rivalët

137
0





Egërsia me të cilën sulmohet kryetari i VV nga disa ‘analistë’ buron nga frika se do e humbin grazhdin shtetëror! A e keni vërejtur: debatet televizive ne Kosovë u ngjajnë atyre që zhvillohen në ndonjë vend të kërcënuar nga pushtuesit e huaj!

Është perverse dhe e panatyrshme, por siç duket, disa “opinionistë të pavarur” të Prishtinës, ardhja eventuale e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, i tmerron më shumë se rikthimi i regjimit millosheviqian në Kosovë!

Dhe e dini nga vjen e gjithë kjo egërsi te shumica e “analistëve”, që me aq urrejtje flasin për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe për këtë parti në përgjithësi?!

Ajo egërsi buron nga bindja e tyre se liria e të shprehurit është baras me ‘prostitucionin’ politik, se interesi kombëtarë është çështje “anale”, pra atë egërsi e ushqejnë ata që e duan Kosovën ku nëna parti të bën “opinionist” të pavarur, intelektual e vlerë kombëtare.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here