Home Uncategorized Rrëshqet teksa po mblidhte boronica, vdes 29-vjeçari në Prevallë

Rrëshqet teksa po mblidhte boronica, vdes 29-vjeçari në Prevallë

203
0





Një 29-vjeçar ka vdekur pasi që dyshohet se ka rënë në një greminë në bjeshkët e Prevallës.

Rastin e ka bërë të ditur Policia Rajonale e Prizrenit.

Sipas policisë, i riu kishte dalë për të mbledhur boronica bashkë me vëllain e tij, dhe ka rrëshqitur duke rënë disa metra thellë në greminë.

“Sot, me date 29.08.2021, rreth ores 15:00, policia ne Prizren ka pranuar një informacion se në bjeshkët e Prevalles, përderisa dy vëllezër nga fshati Brod i Komunës së Shtërpcës kanë qenë duke mbledhur boronica, njeri nga ata ka rrëshqitur duke rënë në një greminë disa metra të thellë.

Si pasojë e rrëshqitjes i njëjti nuk ka mundur t’u mbijetojë lëndimeve dhe rreth orës 16:40 njësiti i emergjencës, i cili kishte dalë në vendin e ngjarjes, e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.





Tutje theksohet se viktima është i lindur në vitin 1992.

Njësitë e nënstacionit policor në Sredske kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet janë duke i zhvilluar hetimet rajonale të policisë në Prizren.

“Në lidhje me këtë rast është informuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here