Home Uncategorized Pak javë më parë, Vitia kërcente, Afrim Muçiqi këndonte “hajde ministër hajde”

Pak javë më parë, Vitia kërcente, Afrim Muçiqi këndonte “hajde ministër hajde”

309
0





Vendimi i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia për ta lejuar mbajtjen e dasmave u bë tragjik për Kosovën. Ai para pak javësh ka marrë pjesë edhe vetë në një dasmë me qindra të ftuar.

Një video nga kjo dasmë po ua sjellim tani. Në këtë dasmë, Vitia kërceu i kapur dorë për dore me njerëz, pasi për shumë javë me radhë i këshillonte të gjithë ata që ta mbanin distancën e duhur nga njëri-tjetri e të mos i shtrëngonin duart kur të takoheshin.

Mes rrethit të valles ku ishte edhe Vitia, këndonte përfaqësuesi i Odës së Hotelierëve, Afrim Muçiqi, i cili pas më shumë se një viti duke u ankuar, më në fund dukej i lumtur që ministri e kishte përmbushur secilën kërkesë absurde të tij. “Hajde ministër hajde”, thotë këngëtari i njohur, ndërsa ministri argëtohet në këtë aheng.

Në këtë kohë, varianti i ri Delta i koronavirusit gjeti terren të përshtatshëm në Kosovë, shëndetësia e së cilës u la në dorë të ministri Vitia.





Statistikat e nxjerra nga Universiteti “John Hopkins” tani tregojnë se Kosova ka dështuar në menaxhimin e pandemisë dhe në vaksinimin e popullsisë.

Grafikat e publikuara nga ky Universitet paraqesin numrin e rasteve të konfirmuara me Covid-19. Me mbi 12 mijë të infektuar për periudhën nga 3 deri më 28 gusht, statistikat tregojnë se Kosova radhitet e para me më së shumti raste të reja.

Edhe për numrin e viktimave të regjistruara gjatë kësaj kohe, Kosova është e para me mbi 70 viktima, duke lënë pas Spanjën, Francën, Anglinë e Italinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here