Home Uncategorized Vendosen: Këto janë masat e reja anti-COVID

Vendosen: Këto janë masat e reja anti-COVID

394
0





Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja anti-COVID.

Në mbledhjen e 32-të të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti ka thënë se me rritjen e numrit të rasteve të reja dhe të fataliteteve, institucionet janë të detyruara të shtrëngojnë masat për të parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit.

“Masat kundër pandemisë i kemi propozuar e miratuar në raport me situatën epidemilogjike duke qenë të kujdesshëm për të ruajtur raportin mes shëndetit e ekonomisë.

Kur përmirësohej situata i lironim, kur përkeqësohet jemi të detyruar t’i shtrëngojmë. Me miratimin e vaksinës ndryshoi raporti me pandeminë. U kthyem në kundërsulm me vaksinim. E nisëm nga fundi i marsit, e atë masiv nga 15 qershori.





Edhe pse e nisëm të fundit në rajon, në gusht për disa javë ishim të parët me mesataren më të lartë në rajon”, ka thënë ai duke shtuar se “një valë e re ishte e pashmangshme në shtator”.

Ai ka bërë thirrje për vaksinim urgjent të qytetarëve.

Masat e reja:

Shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor deri më 13 shtator
Qarkullimi i qytetarëve në pikat kufitare.





Tani të gjithë qytetarët, pavarësisht shtetësisë ,janë të obliguar të paraqesin në hyrje dëshminë e vaksinimit, testin PCR të 72 orëve të fundit ose atë serologjik të 30 ditëve të fundit.

Në të kundërtën do të vetizolohen për 7 ditë.
Gastronomia vetëm në ambiente të hapura, deri në orën 21:30.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here