Home Uncategorized Talibanët: Muzikën do ta ndalojmë, gratë s’do të mund të dalin pa...

Talibanët: Muzikën do ta ndalojmë, gratë s’do të mund të dalin pa mbikëqyrjen e mashkullit

379
0





Zëdhënësi i Talibanëve, Zabihullah Mujahid, ka njoftuar se muzika do të ndalohet në Afganistan. Në një intervistë për Neë York Times, ai ka paralajmëruar edhe se gratë nuk do të mund të udhëtojnë vet në ndonjë udhëtim pa mbikëqyrjen e një mashkulli.

“Muzika është e ndaluar në Islam, por ne shpresojmë që t’i mësojmë njerëzit për këtë, pa iu bërë presion”, ka thënë ai.

“Në duam të ndërtojmë një të ardhme dhe të harrojmë se çka ka ndodhur në të kaluarën”, tha zëdhënësi i Talibanëve duke mohuar se janë duke përndjekur ata që i kanë kundërshtuar talibanët ndër vite në Afganistan, përkthen Periskopi.

Ai tha NY Times, se talibanët do t’i lejojnë gratë të punojnë në të ardhmën – me kushtin që ato të mbulojnë fytyrën – duke i quajtur ‘pretendime të pabaza fjalët që talibanët po urdhërojnë gratë të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre”.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here