Home Uncategorized Ja si presidenti Joe Biden e vërtetoi tradhtinë e Hashim Thaçit ndaj...

Ja si presidenti Joe Biden e vërtetoi tradhtinë e Hashim Thaçit ndaj Kosovës

260
0

Loja e ndyrë politike e Serbisë dhe të argatëve të saj në Kosovë

Me largimin e trupave amerikanë nga Afganistani, u ngrit edhe një paralele se një gjë e tillë mund të ndodh edhe në Kosovë.

Madje, u përfol se nëse një gjë e tillë bëhet realitet, atëherë rikthimi i Serbisë në Kosovë është i pashmangshëm.





Ku kjo shkaktoi panik te shqiptarët e Kosovës, ku u rkithye edhe tema e ndarjes së Kosovës.

Publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj në një prononcim për gazetën “Bota sot” komentoi këtë parashikim për rikthimin e Serbisë në Kosovë, në rast se largohen trupat amerikan nga vendi ynë.

Ai u shpreh se me këtë deklaratë u përhap panik te shqiptarët, përmes lojës politike të Serbisë dhe argatëve të saj në Kosovë. Ku, sipas tij e gjithë kjo ndodhi si shkak i kundërshtimit të kryeministrit Kurti ndaj diplomatit amerikan Grenell, për ndarjen e Kosovës.





“Përhapja e panikut të rikthimit, të mundshëm, të Serbisë në Kosovë, është lojë e ndyrë politike e Serbisë dhe të argatëve të saj të bollshëm në Kosovë. Duke marrë shkas nga kundërshtia parimore e Albin Kurtit, për ndërhyrjen hiç diplomatike dhe krejt arbitrare të ambasadorit Grenell, gjithnjë me intrigimet e Hashim ish-presidentit, lidhur me planin për ndarjen e Kosovës, kundërshtarët politikë të tij, qëllimshëm, panikuan shqiptarët, se “Albini po na prishë me Amerikën!” Dhe, tani, disa nga akuzuesit e djeshëm, i bashkohen propagandës serbe të tanishme, sërishmi me të njëjtën akuzë, për ta dëmtuar LVV në zgjedhjet e lokale të pritshme të 17 tetorit”, deklaroi Zeqiraj.





Në vazhdim, citoi deklarata të diplomatëve ndërkombëtarë, madje edhe presidentin amerikan Joe Biden se “thikat mbi hartën e Kosovës”, ishin faktike. Publicisti tha se pas këtij plani qëndroi ish-presidenti Hashim Thaçi i cili planifikoi dhurimin e Veriut të Mitrovicës shtetit serb, gjë të cilën e konsideroi si tradhti të planifikuar.

“Është dëshmuar, madje, cep me cep, së pari, nga ish-presidenti Trump dhe, së dyti, nga presidenti Biden, se “thikat mbi hartën e Kosovës”, ishin faktike. Hashim Thaçi “u zu me pelë për dore”, duke abuzuar me paratë e shtetit të Kosovës, për lobimin e ndarjes të Kosovës. Ish-presidenti Trump, shkarkoi kuadrin e lartë të tij, Bolton, me akuzën se “po vepronte fshehurazi Presidentit, për ndarjen e Kosovës”.





Presidenti aktual, Biden, akuzoi Hashimin se “po vepronte për dhurimin e Veriut të Mitrovicës shtetit serb”, sepse Serbia dhe Rusia i kishin premtuar atij, lirimin nga akuzat e Gjykatës Speciale, me seli në Hagë, për krimet e luftës, njëherësh, edhe dhënien e çmimit “Nobel” për paqe. Këto janë fakte dhe tradhtia e planifikuar është faktike”, theksoi ai.

Tutje, publicisti nga Gjermani tha se argatët e Serbisë në Kosovë me shpifjet e tyre ndaj kryeministrit Kurtit po i thellojnë krizat e tyre të brendshme partiake.

Ai beson që i gjithë ky panik u shkaktua për motive politike, thjeshtë, fushatë parazgjedhore të partive-banda, të koalicionuara në PAN-in e tyre dështak.

“Argatët e Serbisë, duke shpifur kundër Kurtit, për prishjen me Amerikën, po thellojnë krizën në partitë e tyre. Sepse, Albini vazhdon të bashkëpunojë me administratën e presidentit Joe Biden. Edhe pranimi i mijëra refugjatëve afganë, për strehim të përkohshëm në Kosovë, në koordinim me presidentën e vendit, Vjosë Osmani, dëshmon se Albin Kurti e kupton, mirëfilli, domosdoshmërinë e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA.

Rrjedhimisht, tendenca për të shkaktuar panik dhe tension, tek shqiptarët e Kosovës dhe ata të përbotshëm, bëhet për motive politike, thjeshtë, fushatë parazgjedhore të partive-banda, të koalicionuara në PAN-in e tyre dështak”, nënvizoi Zeqiraj.

Krejt në fund, ai tha se e gjithë kjo fushatë kundër Kurtit po shkon në favor të Serbisë, ku e nxit edhe më shumë atë që t’i shpeshtojë sulmet me agjentët e saj shqip-folës në Kosovë.

“Megjithatë, kjo fushatë shkon në favor të Serbisë dhe joshë e trimëron nacionalistët fashizoid serbë, për të intensifikuar sulmet e sinkronizuara, me agjentët e saj shqip-folës në Kosovë. Janë përditësuar zërat e eksponentëve më të lartë shtetërorë serbë, për rinisjen e aksionit propagandistik, për çnjohjet e Kosovës, kudo që Serbia gjen hapësirë, ke aleatët e saj dhe të Rusisë anti-Kosovë. Dhe, kjo përkon edhe me kohën e skadimit të afatit, që Serbia është zotuar për ndërprerjen e lobimit, për çnjohje të Kosovës”, përmbylli Idriz Zeqiraj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here