Home Uncategorized Memli Krasniqi: 85 vdekje në shtatë ditë, s’mund të quhet ndryshe veçse...

Memli Krasniqi: 85 vdekje në shtatë ditë, s’mund të quhet ndryshe veçse “tragjedi”

179
0





Memli Krasniqi ka hedhur kritika ndaj qeverisë për menaxhim të pandemisë.Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Krasniqi ka akuzuar ekzekutivin për rekordet negative, ku në shtatë ditët e fundit u regjistruan 85 viktima, përcjell GazetaBlic.

I pari i PDK-së shtoi se kjo situatë momentale nuk mund të quhet ndryshe, veçse tragjedi.

Postimi i plotë.

Kosova po kalon nëpër një tragjedi. Nuk mund të quhet ndryshe, pos tragjedi, kur në shtatë ditët e fundit kanë vdekur 85 qytetarë në betejë me Covid-19, prej të cilëve 18 vetëm sot, ndërsa numri i rasteve aktive të të infektuarve ka arritur shifrën e frikshme prej rreth 25 mijë.

Kjo gjendje alarmante, që vjen para së gjithash si pasojë e menaxhimit të dobët të pandemisë, duhet të adresohet urgjentisht. Qeveria duhet ta ketë një plan të qartë veprimi – me aplikimin e masave të duhura dhe efikase, me rritjen e kapaciteteve për vaksinim dhe shtimin e numrit të qendrave të vaksinimit, si dhe me investime të menjëhershme në spitale dhe me sigurim të medikamenteve që po mungojnë për pacientët.





Çdo ditë neglizhence e mëtejshme do të na kushtojë me më shumë jetë të qytetarëve që me kujdes e menaxhim efikas mund të shpëtohen. Qeveria nuk mund ta aktrojë edhe më tej normalitetin në këtë kohë jonormale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here